Inzaghi: Kemi mbledhur më pak pikë se sa meritojmë, duhet të jemi konkret në finalizime

Në një intervistë për “Inter TV”, Inzaghi ka prezantuar ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Fiorentinës.

“Kemi grumbulluar më pak pikë se sa kemi merituar. Luftojmë shumë, djemtë kanë dëshirën e madhe për të fituar. Duhet të rikthehemi me inteligjencë dhe qartësi”, është shprehur Inzaghi.

Tani e tutje do të keni më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet, sa e rëndësishme do të jetë?

“Sigurisht që të punosh disa ditë për një ndeshje të ndihmon shumë. Ne kemi ecur përpara në champions League, kundërshtari ishte i fortë por ne ia arritëm të dilnim me kokën lartë pasi bëmë dy ndeshje shumë të mira ndaj Liverpool. Jemi ende në gaë për Kupën e Italisë dhe në kampionat jemi konkurrues, edhe pse kemi grumbulluar më pak pikë se sa kemi merituar.”

A është krijimi i kaq shumë rasteve si një shenjë e forcës së karakterit të ekipit?

“Do të isha shumë i shqetësuar nëse skuadra nuk do të krijonte shumë raste. Ne duhet të jemi të mirë në drejtimin e ndeshjeve në mënyrën e duhur, duke u siguruar që të finalizojmë me gjakftohtësi.”

Fiorentina po bën shumë mirë. Çfarë ndeshje do të jetë?

“Ne do të përballemi ndaj një ekipi të shëndetshëm, i cili po bën një kampionat të shkëlqyer, me një trajner që jep ide të shkëlqyera dhe një gjurmë të saktë për ekipin e tij. Do të jetë një ndeshje e fortë por ne do të jemi gati.”

11 ndeshje deri në fund të sezonit, gjashtë në shtëpi. A ndikon ky faktor?

“Sigurisht që po! Tifozët tanë janë arma jonë kryesore, ata na kanë mbështetur si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Tifozeria zikaltër njihet në mbarë Evropën si një nga mbështetësit më të mirë. Ata janë gjithmonë pranë nesh. Ne duam t’i bëjmë ata të lumtur duke ngritur trofe, ata e meritojnë të bëhen krenarë për ekipin që mbështesin.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.03.2022 17:40

Tags: ,