Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka kërkuar transferimin e sulmuesit Felipe Caicedo.
Inzaghi po kërkon një ribashkim te Interi, me sulmuesin e Lazios, Felipe Caicedo.
Sipas Tuttomercatoweb, Inzaghi e sheh 32-vjeçarin si një përforcim ideal për sulmin e “Nerazzurëve”.
Interi që një kohë të gjatë po kërkon një qendërsulmues me tipare të njëjta si Lukaku, i cili mund paraqitet si zëvendësuesi tij, kur skuadra përdor rotacion në formacionin starues.
Janë përmendur edhe emra si Luis Muriel dhe Duvan Zapata të Atalanta si transferime të mundshme, por Caicedo do të ishte një alternativë më e lirë nga kosto financiare.
Caicedo realizoi nëntë gola sezonin e kaluar në 30 ndeshje në Serie A.