Inzaghi ka vetëm dy kërkesa për drejtuesit e Interit

Pasi humbi dy objektiva të rëndësishëm si Dybala dhe Bremer, Simone Inzaghi nuk dëshiron të humbasë lojtarë të rëndësishëm për projektin e tij.

Pavarësisht se deri më tani Inzaghi ka në dispozicion lojtarët e rinj si Onana, Mkhitaryan, Bellanova, Kristjan Asllani dhe Lukaku, ai priste edhe një mes Dybala dhe Bremer.

Tashmë, siç theksohet në kopertinën e “Gazzetta dello Sport”, trajneri zikaltër i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të parandalojnë shitjen e dy prej shtyllave të projektit të tij. Ata janë Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries.

Sllovaku, një lojtar i lirë në vitin 2023, po ndiqet nga PSG, ndërsa Manchester United dhe Chelsea kanë piketuar anësorin holandez.

Ndonëse parisienët kanë vënë në tavolinë 50 milionë euro, zikaltërit kërkojnë 80 milionë euro, një shifër që distancon francezët.

Pavarësisht kësaj, brenda Interit do të duhet të bëjnë disa shitje për të balancuar llogaritë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 19:56