Sulmuesi argjentinas duket se ka gjetur përsëri veten pas një periudhe të vështirë ku nuk po arrinte të shënonte. E gjithë merita e ringjalljes së Lautaros është e teknikut italian Simone Inzaghi. Inzaghi e pa që “El Toro” po kalonte një moment të keq me ekipin zikaltër dhe kështu ai e ka thirrur veçmas duke e këshilluar dhe duke i dhënë shtysë e besim në vetvete. Pas këtij bashkëbisedimi erdhi dhe rinovimi i sulmuesit.
Më pas, filluan golat dhe loja e bukur që ai realizonte në fushën e blertë. Dinakëria e tij brenda zonës së kundërshtarit, këmbëngulja dhe teknika, u bënë arma kryesore e Lautaros. Ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet e fundit për zikaltërit këtë periudhë. Sot Inter do të ndeshet përballë Torinos dhe Inzaghi ka besim se Lautaro do të jetë vendimtar përsëri./ h.ll/albeu.com