Interi ka fituar 1-3 me përmbysje ndaj Veronës.
Debutuesi Joaquin Correa shënoi dy herë ndërsa Lautaro Martinez një tjetër për fitoren e madhe në udhëtim.
Portieri Samir Handanovic u bëri dhuratë vendësve pas pasimit të dobët drejt Marcelo Brozoviqit e që u kuptua nga Ivan Iliçiq. Ky i dyti e shtyu topin në rrjetë me lehtësi.
Interi luajti mirë në vazhdim por goli u arrit në pjesën e dytë.
Vetëm 70 sekonda pas pushimit, Lautaro Martinez me kokë vulosi barazpeshë në rezultat.
Correa debutoi me Interin në minutën e 74-t dhe shënoi dy herë.
Shtatë minuta para fundit e shfrytëzoi asistimin e Matteo Darmianit, ndërsa në minutën e katërt të shtesës, atë të Nicolo Barellas.