Interi synon të ‘turpërojë’ Milanin, Scudetto dhe ylli i dytë mund të fitohen në derbi

Interi ecën i sigurtë drejt titullit kampion. Zikaltërit s’kanë rival këtë sezon duke shtypur këdo që u del përpara. Aktualisht janë plot 12 pikë para Juventusit të vendit të dytë teksa kanë mbetur edhe 12 javë deri në fund të kampionatit.

Në Itali kanë nisur të bëjnë llogaritjet se kur do të mbyllet matematikisht gjithçka. Zikalëtrit kanë një synim të bujshëm në mendje: Të fitojmë Scudetton në derbin me Milanin.

Derby della Madonnina do të luhet në javën e 33-të, 5 javë para fundit dhe nëse distanca me vendin e dytë zgjerohet në 16 pikë, atëherë fitorja ndaj kuqezinjve do t’u garantonte matematikisht titullin e 20-të të Serie A dhe njëkohësisht yllin e dytë në emblemë.

Tifozët ëndërrojnë dhe nëse realizohet do të ishte një turpërim i madh që do të mbetej në histori mes dy klubeve rivale. /newsport.al/


Shtuar 1.03.2024 15:05

jojobetjojobetjojobetjojobetgrandpashabetMadridbetMadridbetcratosroyalbetbetpark girişjojobetcasibombetnanoJojobetkralbetgrandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026deneme bonusu veren siteler 2026grandpashabetgrandpashabetMarsbahis GirişgrandpashabetCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş