Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter e ka shumë seriozisht për Paulo Dybala, lojtari i cili është në skadencë kontrate me Juventusin në fund të sezonit.
Sipas të përditshmes italiane, Marotta ka patur një kontakt ditën e djeshme me Jorge Antun, agjentin e lojtarit. Me skuadrën nga Torino negociatat janë të ndaluara në këtë moment dhe Interi ka dashur që të propozojë kështu shifrat dhe kontratën.
Të lidhura
None found
Marotta ka dashur të thotë se ai është tepër i interesuar për blerjen e tij. Nëse juventus dhe Dybala nuk do të arrijnë një marrëveshje, Inter është gati ta rrëmbejë. Antun i ka bërë komplimenta Interit për seriozitetin.
Por kush është oferta ekonomike e Interit për Dybala? Sipas të përditshmes, skuadra zikaltër ka gati një kontratë me 7,5 milionë euro në sezon për pesë vite.
Një ofertë më e lartë se ajo e Juventusit ku merr 7 milionë euro në sezon. Tashmë gjithçka do të varet nga takimi i ditës së enjte që agjenti do të ketë me drejtuesit e Juventusit./ h.ll/albeu.com

