Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League, kanë dalë të dhënat për kilometrat e bëra nga çdo skuadër dhe në krye të kësaj renditjeje speciale është Interi i Simone Inzaghit me 125.6 km.
Në vendin e dytë, menjëherë pas, gjejmë Bayern, i cili sfidoi zikaltërit, një shenjë se ajo ndeshje ishte ndoshta më e ekuilibruara nga të gjitha.
Në vendin e tretë në podium është Barcelona, e ndjekur nga Arsenali, Borussia Dortmund, Aston Villa, PSG dhe Real Madridi, skuadra që vrapoi më pak.
Renditja:
1. Inter – 125,6 km
2. Bayern Monaco – 123 km
3. Barcellona – 115,7 km
4. Arsenal- 113,9 km
5. Borussia Dortmund- 111,8 km
6. Aston Villa – 108,5 km
7. PSG – 108,2 km
8. Real Madrid – 101,2 km