Interi “shkërrmoq” Sampdorian, fitore me 5 yje (VIDEO)

Inter ka vazhduar “dominimin” e tyre në Serie A.

 

Këtë herë, viktimë e “Nerazzurrëve” ishte Sampdoria e cila u mposht në kuadër të javes së 35-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Interi ishte i shpejtë në shënimin e golave që nga fillimi, goli i parë erdhi nga një futbollist që nuk jemi mësuar ta shohim duke shënuar, ishte Gagliardini i cili zhbllokoi rezultatin në min 4’.

Më pas, Alexis Sanchez shënoi dy gola, min 26’ dhe 36’.

Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi ish-futbollisti i Interit, Keita Balde në min 35’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Interit.

Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe dy herë të tjera.

Talenti italian, Pinamonti realizoi golin e katërt në min 61’ dhe më pas në min 70’ shënoi Lautaro Martinez.

Rezultati përfundimtar, Inter 5-1 Sampdoria.


Shtuar 8.05.2021 20:10