Halim Kosova pranon takimin me Ramën para zgjedhjeve: Më tha ça do të bësh, ku e ke hallin?

Ish-kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës dhe ish-deputet i kësaj force politike, mjeku Halim Kosova ka folur lidhur me projektin e tij të fundit në fushën e shëndetësië “Petal”. Një fondacion i nënës dhe fëmijës,  që do t’ju ofrojë ndihmën parësore grave, vajzave e nënave shtatzëna, duket se do të jetë dhe angazhimi kryesor i mjekur Kosova. Gjatë një intervste në News 24, ai tregon gjithashtu edhe për raportet e tij me Ramën dhe Bashën.

I lënë gjithashtu jashtë listave të kandidatëve, Kosova duket tashmë i shkëputur nga politika, ndërsa tregon se për projektin e tij ka patur edhe një takim me Kryeministrin Rama.

Pjesë nga intervista

Halim Kosova: Në jetë unë kam një parim, mund të bëj atë që kam unë në dorë. Nëse unë dua të bëj diçka dhe ti s’më dëgjon, s’më fton, atëherë unë gjeta këtë mënyrë, këtë ide e kam nisur që në tetor, me një mesazh z. Basha, që do të merresha me këtë punë. Kulmin kjo situatë e arriti atëherë, kur në darkë më lajmëruan hajde nesër në mëngjes të dëgjosh programin e PD për shëndetësinë.

Unë nuk jam kukull thash, ai program s’më ka bindur kur e dëgjova. Mendova të shoh jetën time, punën time. Në shtëpi të shko syri tek biblioteka me programe që kam bërë me SHBA si drejtor i maternitetit të Tiranës. Të huajt nuk do e ndërtojnë Shqipërinë, ato duhet të japin shembuj. Ne sollëm në mendje të gjithë këto vite punë. Në këto momente pyetja ime ishte kjo: A të le këto e të gëzoj pjesën tjetër të jetës me bashkëshorten, apo të vijoj? Gjëja e parë që më erdhi në mendje është që do të më vinte mirë që PD ta pranonte këtë. Në fund të fundit sistemi shëndetësor, është i qytetarëve. I bëra një pyetje një mikut tim tek PS, a ka njeri që merret me shëndetësinë? Po interesohem tha.

Ia shprehët shqetësimin zotit Basha?

Halim Kosova: Kam folur, e kam thënë hapur që një sistem shëndetësor, pa nënën dhe fëmijën brenda nuk ka kuptim. E ardhmja e shoqërisë varet nga shëndeti i nënës dhe fëmijës. Direkt Rama në takim, para se të ndërtoheshin listat e PD. Më priti kryeministri dhe më tha ça do të bësh, ku e ke hallin? I thash këtë për sistemin shëndetësor. Më tha: Ekzakt këto duhen bërë. Nuk rregullohet shëndeti shëndetësor duke thënë që infermierët duhet të kenë rrogat 700 euro, për mjekët 1200 euro. Duhet futur autonomia shëndetësore. Shumë shkurt më tha çdo ide që ke, jam i hapur ta pranoj.

Që nga ai takim keni pasur komunikim me kryeministrin?

Halim Kosova: Unë s’kam pasur, sepse filloi dhe fushata e çdo njeri luftonte për votat. Ky ka qenë një ballafaqim që: me ke brenda, më krijon komisione, e ky që është kundër më thotë më pëlqen kjo ide.

Një plan për ju nga ana e kryeministrit në ekzekutiv do të jetë?

Halim Kosova: Unë nuk luftoj për këtë. Por që një ide e mirë nëse pëlqehet dhe aprovohet të shkojë në shërbim të qytetarëve. Një sistem shëndetësor nuk funksionon drejt, nëse nuk janë të kënaqur pacientët dhe personeli shëndetësor.


Shtuar 8.05.2021 20:11