Një ditë feste për popullin zikaltër. Pas 11 vitesh pritje, Inter u shpall kampion i Italisë, duke ngritur në qiellin e Milanos Scudetton e 19-të në historinë e klubit.
Pas një sezoni fantastik, ekipi i Contes kurorëzoi në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar titullin kampion me 91 pikë të grumbulluara. Pasi u shpallën kampionë matematikisht para pak ditësh, sot, zikaltrit kanë ngritur titullin në “Giuseppe Meazza”.
Kapiteni Samir Handanovic ka marrë në duart e tij trofeun dhe ka festuar me pjesën tjetër të skuadrës në qendër të stadiumit.