Gara e Interit për fitimin e Scudettos kalon nëpër duart e Ionut Radu . Ai do të mbrojë portën e Interit pas infektimit me Covid-19 të Samir Handanovic .
Numri 1 i Nerazzurrit ka qenë titullar fiks. Portieri i Interit ka 100% të paraqitjeve midis kampionatit dhe kupave. Kurrë asnjë minutë jashtë. Ai është siguria e vërtetë e Antonio Conte. Tani, megjithatë, pandemia ka bërë që të ekzistonte mundësia për të parë në formacionin portierin e dytë të Interit. Ai që kthehet të shkelë një fushë futbolli (në kuptimin e vërtetë të fjalës) një vit e tre muaj më vonë.
Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A me fanellën e Genoa më 21 dhjetor 2019. Në të gjithë vitin 2020 ai u aktivizua vetëm një herë: më 9 janar në Torino-Genoa të Coppa Italia.
Çfarë rastësie, ndeshja e fundit me fanellën e Nerazzurrëve për Radu ishte në maj të vitit 2016 dhe pikërisht kundër Sassuolo. Skuadra kundër së cilës ai do të jetë protagonist të shtunën në mbrëmje në San Siro për ndeshjen e 24 të Serisë A. /albeu.com/