Interi luan “tenis” me Veronën, Milanit i rrëshket “këmba” dhe e sheh vetn jashtë zonës Champions

Inter ka triumfuar 0-6 ndaj Veronës në transfertë, në një ndeshje që rezultoi më e lehtë se ç’pritej.

Zikaltërit ishin me fat në minutën e 30-të, teksa morën avantazhin pas një autogoli me kokë të Gaich, gjatë zhvillimit të një këndorje.

Brenda fraksionit, ekipi i Inzaghit do realizonte ehde dy herë tjera, fillimisht me një super-gol të Calhanoglu nga distanca dhe më pas me Dzeko.

Pjesa e dytë do niste aty ku mbaroi e para, Lautaro Martinez do thellonte shifrat. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende pasi Dzeko “tundi rrjetën” përsëri. Në limite pati kohë edhe për Martinez.

Surpriza vjen nga Milano, Ku Milani barazoi 1-1 ndaj Cremoneses. Goli i parë i takimit do vinte nga Okereke. Për të shpëtuar nga turpi kuqezinjtë mendoi Messias në fund. Lazio mundi 2-0 Sassuolon me gola të Anderson dhe Basic, sakaq Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Monzën (El Sharaawy – Caldirola).

Në garën për Champions League, Lazio qëndron në vendin e dytë me 64 pikë, e ndjekur nga Juventus me një pikë më pak. Inter pozicionohet në vendin e katërt me 60 pikë, Atalanta zbret e pesta me 58 pikë, po aq sa kanë edhe Milan e Roma, përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.


Shtuar 3.05.2023 23:04