Interi kampion i Serie A, Marotta: Conte është një lider i vërtetë

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për ecurinë e Interit pas fitores së Scudettos.

 

Interi edhe zyrtarisht fitoi titullin e Serie A pas barazimit të Atalantas me Sassuolon.

Kjo do të thoshte që “Nerazzurrët” tani matematikisht janë kampionë.

Pas festës që kaploi qytetin e Milanos dje, ka folur edhe Beppe Marotta, i cili është njëri nga më meritorët për sukseset e Interit.

Në fakt, Marotta ishte një ndikim i mardh për ardhjen e Contes në “Giuseppe Meazza”.

“Meritat më të mëdha i shkojnë atij (Contes), ai vet ka ndërtuar një operë të artit”, tha ai.

“Ai ishte një fitues si futbollist, ka vlera të rëndësishme dhe e se si ti përçojë ato”, shtoi ai.

“Ka kulturë në punë, mentalitet fitues dhe lidership. Asnjëri nga lojtarët tanë nuk kishte fituar titull, përpos Vidalit në Juventus”, tha Marotta.

“Conte ishte lideri i vërtetë i këtij grupi. Rroga e lartë? Më mirë të marrësh një lojtar më pak dhe të kesh një trajner të mirë”, shtoi ai.

“Qëndroj pas asaj që ai ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur. Në Torino kemi ndarë së bashku tre Scudetto, e njihja mirë dhe e dija që ishte njerihu i duhur për ne”, përfundoi Giuseppe Marotta.


Shtuar 3.05.2021 10:05