Pamjet që u bënë virale, i riu nuk njeh Rihannën dhe i kërkon Instagramin (VIDEO)

Imagjinoni të jeni ngjitur me Rihannën dhe t’i kërkoni emrin e Instagramit, sepse thjesht nuk e njihni. Kjo i ka ndodhur një të riu në Neë York, i cili po marshonte kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve.

Rihanna u solidarizua duke marrë pjesë në këtë protestë së bashku me asistenten e saj, Tina Truong.

Ajo mbante syze, kapuç dhe maskë dhe kishte në duar një pankartë ku shkruhej “Urrejtja = Racizmi kundër Zotit” dhe #StopAsianHate. Gjatë protestës, një djalë i kërkon Instagramin për ta etiketuar në një foto dhe ajo ia shkruan në telefon, ndërsa ky i fundit hutohet krejtësisht dhe e pyet “Ti je kjo?”.

Momenti është bërë viral dhe ka marrë mijëra shpërndarje në rrjete sociale.


Shtuar 7.04.2021 10:04