Interi i ka idetë të qarta, rinovojnë kontratëm Mktitaryan dhe Di Marco

Gazzetta.it bën një bilanc të rinovimeve të radhës te Inter dhe shpjegon se nënshkrimi i kontratës së re të Henrik Mkhitaryan pritet brenda pak ditësh. Marrëveshja aktuale skadon vitin tjetër, me zikaltërit që dëshirojnë të zgjasin periudhën e bashkëpunimit për një ose dy sezone. Mkhitaryan do të vazhdojë të fitojë rreth 3.9 milionë euro neto në vit, shifër kjo e kënaqshme.

Një emër tjetër që përmendet shumë në korridoret e zyrave të Interit për çështjen e rinovimit është Di Marco. Anësori italian ka kontratë ekzistuese deri në vitin 2026, por klubi dëshiron të “blindojë” lojtarin, edhe për 2 vite më shumë. Di Marco është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skemave të Inzaghit, kjo për shkak se stili i lojës së tij përshtatet shumë me atë që dëshiron tekniku./albeu.com


Shtuar 7.12.2023 13:43