Plagosje me thikë mes të miturve në Tiranë, përfundon në spital 15-vjeçari

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 7.12.2023 13:44