Inter, të gjitha dyshimet e Inzaghit për përdorimin e Asllanit. Nëse jo tani, kur?

Nuk është dyshimi i vetëm i formimit të Simone Inzaghit, por sigurisht që është kryesori.

Duke nisur nga ndeshja ndaj Romës, Interi do të duhet të gjejë një “tru” të ri, të paktën të përkohshëm. Në letër, ndëritimi i skuadrës së zikaltërve do të kërkonte paraqitjen e Kristjan Asllanit.

Në fund të fundit, vetë trajneri e ka bërë të qartë, duke e treguar atë si zëvendësues të Brozovic para atyre që e pyesnin nëse talenti shqiptar mund të luante si organizator. Në prag të ndeshjes së madhe në San Siro, domethënëse sepse në një moment Interi do të duhet të dëshmojë se mund ta fitojë një të tillë, ka shumë paqartësi për të bërë këtë zgjedhje, shkruan albeu.com.

Inzaghi duhet të vendosë shpejt, ndoshta në konferencën për shtyp që do të mbahet sot, Inzaghi do ta bëjë këtë gjë të qartë, nëse Asllani do të jetë titullari.

Shqiptari është i vetmi në skuadër që mund ta zëvendësojë Brozovic në rolin e tij, dhe Inzaghi duhet të luajë kartën e Asllanit sa më shpejtë të jetë e mundur.

Nëse jo tani, kur? Dyshime që do të ishin legjitime, nëse konfirmohen. E megjithatë ata kanë  edhe homologët e tyre. Calhanoglu për shëmbull, është rikthyer, pas pak ditësh në San Siro do të jetë Barcelona, edhe më vendimtare se ndeshja ndaj Romës. Asllani në fakt është zëvendësuesi i emëruar i Brozovic. Në ndeshjet e para sezonit ai ishte më i miri. Inzaghi duhet të marrë guximin dhe të aktivizojë Asllanin nga minuta e parë kundër Romës. Pa i hedhur në fushë, këta të rinj nuk do ta dinë kurrë se çfarë mund të japin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.09.2022 09:59