Inter ndërpret marrëdhëniet me sponsorin kryesor, shkak bëhet mospagesa

Inter ka ndërprerë marrëdhëniet me sponsorin kryesor, “Digitalbits”, e destinuar tashmë të zhduket nga fanellat zikaltër deri në fund të tetorit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ndërprerja e marrëdhënieve mes klubit dhe kompanisë së kriptomonedhave është bërë e pashmangshme për shkak të pagesave të vonuara, të cilat tashmë gjatë verë e kishin shtyrë Interin të fshehë markën nga kanalet e tij zyrtare.

Në 2021/22 “Digitalbits” kishte qenë sponsori në mëngën e fanellës dhe më pas u promovua si sponsori kryesor në fanellë, ku marrëveshja parashikonte një pagesë 85 milionë euro në 4 vjet.

Megjithatë, kësti i parë i pagesave të sezonit të ri nuk kishte ndodhur dhe në fund të korrikut vendimi i zikaltërve për të hequr dukshmërinë e markës në platformat e tij të internetit, si dhe për ta hequr atë nga ekipi i femrave dhe nga ekipi i të rinjve.

Tani ka ndodhur ndalesa përfundimtare e bashkëpunimit, por sigurisht edhe nevoja për të gjetur një zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur. Inter tashmë është në kërkim të një partneri të ri, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që fanella e zikaltërve të mbetet bosh deri në fund të sezonit./ h.ll/albeu.com

Shtuar 29.09.2022 14:18