Inter me lajme të mirë përpara Juves, Brozovic gati ndërsa De Vrij po vlerësohet

Gjithçka e konfirmuar, Inter do të jetë në gjendje të llogarisë Brozovic si titullar kundër Juventusit.

Mesfushori kroat ka arritur të rikuperohet totalisht nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Inzaghit.

Ende mbetet pa konfirmuar gjendja e De Vrij , ku nuk ka një njoftim zyrtar nëse është rikuperuar apo jo, por në rastin më të keq, Inzaghi pritet ta zëvendësojë holandezin me D’Ambrosio.

Gjithësesi Inzaghi ka dhe dy asa nën mëngë. Gosens dhe Correa janë në 100 % të formës së tyre dhe mendohet se do të jenë arma e Inzaghit nëse diçka shkon keq gjatë ndeshjes.

Derbi i Italisë pritet të jetë shumë emocionues, edhe pse zikaltërit do të kenë një mungesë shumë  të madhe, ultrasit e tij të cilët kanë deklaruar bojkotin e kësaj ndeshjeje të rëndësishme, ku arsyet mbeten ende të paqarta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.04.2022 15:36