Inter hedh sytë nga objektivi i vjetër, ofron shkëmbim me Atletico Madrid

Drejtuesit e Interit i janë rikthyer objektivit të tyre të vjetër.

Ai pëlqehej shumë nga zikaltërit që në periudhën kur luante për Udinesen, por ekipi i Milanos nuk arriti ta transferonte. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Rodrigo De Paul, i cili sot luan për Atletico Madrid.

Gjithësesi, sipas “Colchoneros”, Inter është i interesuar përsëri për De Paul.

Zikaltërit thuhet të jenë të gatshëm të ofrojnë argjentinasin Correa për të marrë De Paul.

Vendimin e fundit priten ta marrin Atletico Madrid dhe Diego Simeone./ h.ll/albeu.com