UFO mes maleve në Gramsh? Zbulohet misteri i shenjave të çuditshme

Një ditë më parë në media është raportuar në lidhje me fenomenin çuditshëm që kishte ndodhur në fshatrat e Gramshit. Banorët e zonës pretenduan se fshati i tyre ishte vizituar nga krijera jashtëtokësore duke insistuar në këtë fakt.

Ajo që ata konsideruan si provë e vizitës nga jashtëtokësorët ishin disa rathë me formë të rregullt të shfaqura në një tokë të punuar buzë lumit. Sipas banorëve, dëshmia e të cilëve gjeti mjaft pasqyrim edhe në media, rathët ishin krijuar nga jashtëtokësorët, të cilët në fakt nuk dihet se për çfarë arsyeje mund të vizitojnë një fshat mes maleve në Gramsh, edhe nëse ekzistojnë.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Ajo lidhet me një aktivitet shumë të thjesht të çdo fermeri gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Rrathët me formë të rregullt në fakt nuk janë krijuar nga krijesa jashtëtokësore, por nga pronari i pronës, i cili disa ditë më parë kishte ujitur tokën e tij përmes një pompe dhe një sistemi vaditës me sprucim, i cili rrotullohet dhe shpërndan ujin në një largësi dhe intensitet constant.

Kaq e thjesht ishte./albeu.com