Një lajm i bujshëm ka ardhur nga “Goal.com” për sulmuesin e kombëtares sonë të futbollit, Armando Broja.
Sipas raportimit nga “Goal.com”, shumë ekipe të mëdha janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit nga Shqipëria. Napoli, West Ham dhe Newcastle dihet që kanë shfaqur interes që më përpara për Brojën, por tashmë ka edhe një tjetër klub të madh i cili është futur në garë.
Të lidhura
None found
Thuhet se Interi tashmë po mendon për Armando Brojën. Zikaltërit kanë nevojë për një palë këmbë të reja dhe të talentuar në repartin e sulmit, dhe Marotta ka piketuar Armando Brojën.
Broja këtë sezon ka bërë shumë mirë me Southampton, ku ka luajtur 38 ndeshje në total, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë.
Kartoni i tij është në pronësi të Chelsea, por do të shikojmë gjatë merkatos së verës se çfarë do të vendosë klubi anglez për të ardhmen e shqiptarit./ h.ll/albeu.com
