Inter futet në garë për lojtarin e Atalantas

Inter tashmë është futur në garë për shërbimet e Gosens.

Anësori gjerman momentalisht është i dëmtuar. Për të ka treguar interes më herët klubi anglez i Newcastle. Por zikaltërit e Milanos po studiojnë mundësinë e transferimit direkt nga Bergamo.

Atalanta e lëshon të lirë lojtarin vetëm me blerje direkte dhe jo me huazim me të drejtë blerjeje.

Inter po vlerëson fizibilitetin dhe operacionin e transferimit të lojtarit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 08:06