Inter dhe Napoli nisin “luftën” për mesfushorin

Interi dhe Napoli po punojnë fort për merkaton. Sipas mediave, dy skuadrat italiane po rivalizojnë në distancë për të siguruar një lojtar të Portos.

Bëhet fjalë për portugezin e mesfushës, Otavio. Otavio ka qenë protagonist absolut i Portos vitet e fundit, duke dhuruar paraqitje fantastike.

Klubi për kartonin e tij kërkon hiç më pak se 40 milionë euro, shifër që e përballueshme si për zikaltërit ashtu edhe për kampionët e Italisë. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e lojtarit, i cili do vendosë për të ardhmen.

28-vjeçari ishte përjashtuar me karton të kuq gjatë ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Interit. Mirëpo, Otavio kishte dëshmuar me paraqitjen e tij në atë ndeshje pse është një lojtar vendimtar për skuadrën portugeze.

Nën drejtimin e Sergio Conceicao, mesfushori ka luajtur një rol kyç në lidhjen e repartit të mesfushës me sulmin. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.


Shtuar 18.06.2023 21:05