Inter-Brozoviç takim për rinovimin por kujdes nga Bayern Munich

Gjithçka është gati për rinovimin e Federico Dimarco.

Sipas lajmeve të fundit të raportuara nga Sky Sport, anësori duhet të nënshkruajë së shpejti vazhdimin e kontratës me Interin, duke ndjekur kështu Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella në mesin e lojtarëve të blinduar nga klubi. E njëjta gjë do të bëhej në Viale della Liberazione për Marcelo Brozovic , i cili siç dihet kontrata i skadon në qershor.

Sipas “Sky”,Interi do të përgatiste ofertën për t’i paraqitur lojtarit pasi të pasi agjenti dhe avokati i tij të vijnë në Milano por në të njëjtën kohë duhet t’i kushtojë vëmendje grackave nga jashtë. Në Kroaci  flitet për një interes nga Bayern Munich por për momentin asgjë zyrtare./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2021 09:01