“CorrieredelloSport” e nis mëngjesin e sotëm duke treguar optimizëm në shtëpinë zikaltër rreth rinovimit të kontratës së mesfushorit kroat.
Tymi i bardhë është gjithnjë e më i dendur në klubin zikaltër pasi të dyja palët janë shumë pranë rinovimit të kontratës. Inter po mendon të bllokojë kroatin para Krishtlindjeve dhe distanca që i ndanë është me një vlerë monetare tepër të vogël.
Brozoviç i ka bërë me dije Simone Inzaghit se nuk është i interesuar për të lënë shtëpinë zikaltër për asnjë ekip tjetër në Evropë./h.ll/albeu.com