Influencuesja Celine Dept veçon festimet më ikonike të yjeve të Kupës së Botës

Celine Dept, influencuesja belge, ka publikuar një video ku shfaqet përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, duke realizuar me ta festimet e golave për të cilat njihen.

Deri më tani, Kupa e Botës 2026 ka prodhuar emocione të shumta, ndërsa disa nga figurat kryesore të futbollit kanë dëshmuar sërish se pritet të jenë vendimtare edhe në këtë turne.

Të lidhura

None found

Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland tashmë kanë nisur me gola dhe paraqitje pozitive, duke i vendosur edhe kombëtaret e tyre mes pretendentëve për ta fituar trofeun.

Në këtë kuadër, Dept është takuar me disa prej këtyre futbollistëve, me të cilët ka përsëritur festimet karakteristike të golave të tyre, ndërsa ndjekësve u ka kërkuar të zgjedhin se cili prej tyre është më i miri.

Në videon e saj paraqiten emra të njohur si Mbappe, Rodri, Weston McKennie, Haaland, Miguel Almiron, Heung-min Son, Vinicius, Achraf Hakimi dhe Ronaldo. Kjo përmbajtje ka grumbulluar tashmë miliona klikime në të gjitha rrjetet sociale.

Opinioneve të tifozëve nuk u ka munguar larmia, megjithatë festimi i famshëm i Ronaldos, i njohur si “Siiiuuu”, duket se ka marrë më shumë komente se të tjerët.

Nga ana tjetër, Celine Dept njihet si influencuese belge aktive në TikTok dhe YouTube, si edhe si belgja e parë që arriti shifrën e 10 milionë abonentëve në YouTube.

Ajo nisi të publikonte video në TikTok në prill të vitit 2019, ndërsa deri në janar 2020 kishte numrin më të madh të ndjekësve në TikTok mes të gjitha influencueseve belge, me rreth 2.7 milionë ndjekës.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas