Incidenti në ndeshjen Lyon-Marseille: Masë paraprake për Lyoni-n

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Lyon-Marseille ku Payet u godit nga tifozët e Lyoon-it me shishe uji, kanë ardhur masat e para nga komisioni disiplinor LFP(liga franceze e futbollit).

Vendimi është skualifikimi i stadiumit Gruapama( ish-stadiumi Parc OL) për një ndeshje pa tifozë  si një masë parapake deri në vendimin e dytë një dënimi përfundimtar i cili pretendohet të jetë shumë i rëndë. Gjithashtu ndeshje midis dy ekipeve do të shtyhet për një datë tjetër e cila nuk është caktuar ende./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 16:22