Dje në Air Albania në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë u shënuan incidente, ku nuk munguan përpasjet me dy tifozerive.
Në përfundim të pjesës së parë, disa tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë përdorur fikëset e zjarrit për të largur tifozët shkodran.
Tifozët miq nuk vonuan dhe nisën me thyerjen e stolave për të goditur tifozët “bardheblu” duke detyruar policinë të ndërhynte për t’i nxjerrë jashtë disa prej problematikëve.
Kështu për ndeshjen Tirana-Vllaznia janë proceduar penalisht shtetasit A.F, B.K dhe E.S. /albeu.com/