Pas pesë vitesh dhe 173 ndeshjesh për Atalantën, lojtari slloven Josip Iliçiç i ka dhënë lamtumirën klubit nga Bergamo, i cili me marrëveshje të përbashkët i ka ndërprerë kontratën.
Në dy vitet e kaluara, Iliçiç kishte probleme me lëndime dhe depresion (sepse gruaja e tij e tradhtoi, dhe ai e kapi në flagrancë), dhe tha se kaloi pesë vite magjike me Atalantën dhe ishte pjesë e historisë së klubit, shkruan albeu.com.
“Nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar këtë grup ndjenjash dhe kujtimesh të pesë viteve të fundit. Ishin pesë vite lumturi, gëzim por edhe dhimbje dhe nganjëherë momente të vështira”, ka shkruar Iliçiç në Instagram dhe ka shtuar:
“Faleminderit që më keni mbështetur dhe jeni gjithmonë pranë meje. Faleminderit atyre që ishin pranë meje, të gjithë tifozëve, njerëzve të punësuar në klub, trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi. Faleminderit që jeni gjithmonë besnik ndaj meje. Historinë e kemi shkruar bashkë dhe historia nuk harrohet. Do të jesh përgjithmonë në zemrën time.
Slloveni e nisi karrierën në Bonifika, ndërsa luajti për Interblok, Maribor, Palermo dhe Fiorentinën, nga e cila erdhi në Atalanta në vitin 2017 për 5.5 milionë euro.
Ai luajti 173 ndeshje dhe shënoi 60 gola për skuadrën nga Bergamo dhe ishte pjesë e çerekfinaleve historike të Ligës së Kampionëve në sezonin 2019/20, në të cilën Atalanta u mund nga PSG me rezultat 2:1. /albeu.com/
View this post on Instagram