Identifikohet pasardhësi i Casemiros

Sipas shtypit spanjoll, Reali ka gjetur pasuesin e Casemiros.

Ajo që dëshirohet është Tchouameni, një yll i ri nga Monaco që ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon.

Në moshën 22-vjeçare dhe me statusin e titullarit në skuadrën franceze, futbollisti me origjinë kameruniane ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane, si Chelsea dhe Manchester United.

Raportohet se lideri i La Ligës po mendon të ecë përpara me një propozim nga 80 deri në 100 milionë euro për francezin. /albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 16:27