I publikojnë foton dhe e akuzojnë për operacionet plastike, ironizon Lei Kraja (FOTO LAJM)

Lei Kraja është një nga moderatoret sportive më të komentuar në rrjete sociale dhe jo vetëm. Vajzat e showbizit shpesh janë vënë përballë akuzave për ndërhyrje dhe photoshop të ekzagjëruar në postimet e tyre.

Një gjë e tillë i ka ndodhur dhe Leit së fundmi, faqja ‘Vipat e bllokut’ i ka vënë në pah ndryshimet nga një foto e pa kuruar në një të kuruar.

Ajo e ka marrë me sportivitet një sulm të tillë dhe ka vendosur t’iu përgjigjet nëpërmjet një video të gjitha mendjeve të liga që e akuzojnë si jo natyrale.

‘Unë mbahem për një person që nuk i rregullon fotot, nuk kam bërë ndërhyrje, unë jam bio dhe e dua veten tim siç jam, -u shpreh moderatorja.’


Shtuar 19.06.2021 11:46