Me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman, Ambasada e Gjermanisë në Shkup organizoi një pritje, në të cilën mori pjesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalës së tij, Sali u ndal te rëndësia e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët, ndërsa shprehu falënderimin për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Maqedonisë së Veriut dhe procesit të integrimit evropian.
Në një postim, ai theksoi se ky përvjetor të kujton fuqinë e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët.
Ai uroi Ditën e Bashkimit Gjerman dhe çmoi miqësinë që ekziston mes dy vendeve.
