I propozon të dashurës për martesë, sigurimi e largon me dhunë partneren e futbollistit nga fusha (VIDEO)

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në një ndeshje futbolli të kategorisë së dytë në Bjellorusi.

Në ndeshjen e Smorgon kundër Volna Pinsk, Vladislav Subovic shënoi një gol me penallti për ekipin e parë dhe vrapo për t’i propozuar të dashurës për martesë në fushë.

Futbollisti ka nxjerrë unazën por para se t’i propozojë është shfaqur një roje sigurimi dhe ka nxjerrë vajzën nga fusha me dhunë si edhe ata që u afruan për të parë ngjarjen.

Por më pas, nga reagimet e lojtarit dhe shokëve të tij, gjithçka shkoi sipas planit./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 18.11.2022 15:15