I motivuar në maksimum, Myrto Uzuni tregon tatuazhin e veçantë: Fitorja gjëja më e rëndësishme për mua

Myrto Uzuni është një nga futbollistët që Sylvinho grumbulloi në Kombëtaren shqiptare për sfidat e qershorit.

Beratasi pritet të jetë protagonist në ndeshjen përballë Serbisë dhe Letonsië.

Të lidhura

None found

Por ndërkohë që është në stërvitje, Uzuni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, sulmuesi i FC Austin, ka shpërndarë në rrjetet sociale një “thënie” tepër të veçantë, të cilën e ka bërë tatuazh.

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, ka shkruar “bomberi” në krahun e tij, një shprehje e cila duket se e motivon. Pikërisht këtë “mesazh motivues”, Uzuni e ka ndarë me ndjekësit e tij.


Shtuar 4.06.2025 17:13