Manchester United me shumë vështirësi ka mposhtur në transfertë Wolves, sfidë e vlefshme për javen e tretë në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” dolën fitimtar me rezultat minimal 0 – 1.
Në fakt, Wolves dominuan në tërë ndeshjen, por që u mungonte goditja finale, derisa i mahnitshëm ishte David de Gea.
Skuadra vendase që nga minuta e parë rrezikoi disa herë përmes aksioneve të shpejtë duke përfituar nga këmbëshpejti Adama Traore, që në fund rezultuan të pasuksesshme.
Man United gjeti golin e vetëm në këtë takim përmes Mason Greenwood, që pranoi një top nga Raphael Varane dhe nga një pozitë jo e favorshme arriti ta befasojë portierin (80′).
Ky gol ishte i mjaftueshëm që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të arkëtoi pikët e plota.
Me këtë fitore, Man United ngritët në pozitën e tretë me shtatë pikë, derisa Wolves renditët në pozitën e 18-të pa pikë.