I infektuar me Covid dhe probleme në familje, Fury tregon problemet para ndeshjes së 3 me Wilder: Nuk mund të vrapoja as 1 km

Tyson Fury mbylli trilogjinë ndaj Wilder me një barazim dhe dy fitore, por për të siguruar fitoren e dytë ai përjetoi një tmerr.

Fury pak javë para se të përballej me Wilder, u përball me Covid-19 dhe me probleme të tjera familjare.

“Kampi stërvitor që kisha për Wilder 3 ishte spitali dhe stërvitjet. Unë as nuk ushqehesha mirë”, ka thënë Fury.

“Një ditë po vrapoja jashtë me babain tim dhe s’mund të vrapoja as 1 kilometër. COVIDI po më shkatërronte gjoksin. Mezi frymoja”, ka shtuar ‘Gypsy King’.

Në të njëjtën kohë, vajza e sapolindur asokohe e Tyson Fury, Athena, kishte probleme me rrahjet e zemrës dhe ishte në kujdes intensiv./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 12:13