I dha tre pikë të mëdha Napolit, Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani ka qenë hero i Napolit fundjavën që lamë pas në fitoren 2-1 ndaj Salernitanës.

Qendërmbrojtësi kosovar ka shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes, duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme napolitanëve në luftën për një vend që i dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Përveç golit të shënuar, Rrahmani pati paraqitje edhe në mbrojtje duke u vlerësuar me notë shumë të lartë 8,2 nga Sofa Score.

E falë paraqitjes fantastike në fundjavë, qendërmbrojtësi dardan ka zënë vend në formacionin e xhiros së 20-të në Serie A.

Përveç Rrahmanit, në mbrojtje janë edhe Holm, Boungiorno dhe Theo Hernandez.

Ndërkohë mesfusha përbëhet nga Hakan Calhanoglu, Adli e Lovric, derisa në fazën e sulmit janë Marcus Thuram, Olivier Giroud dhe Dusan Vlahovic. /Telegrafi/

Team of the Week provided by Sofascore


Shtuar 17.01.2024 16:50