Mesfushori i Manchester United, Scott McTominay, duket se do të humbasë rreth 1 milion euro pasi investoi paratë e tij në një firmë të drejtuar nga babai i të fejuarës së tij, Cameron Reading.
Babai i saj, Ashley Reading është drejtori i vetëm i Fortress Partners, e cila është bërë një korporatë e paaftë paguese që u detyrohet mbi 20 milionë euro ndaj 230 kreditorëve të saj. Koncepti i biznesit ishte dhënia e parave me norma më të larta pas huamarrjes nga investitorët, por strategjia nuk ka ecur mirë.
Investitorët, duke përfshirë njerëz të njohur si Shane Lynch i Boyzone, po pësojnë humbje të mëdha, sipas The Sun.
Raporti thotë se për çdo euro të investuar, ata presin të marrin vetëm 10 euro në këmbim.
Edhe pse Scott McTominay investoi 1 milion euro, investimi i mesfushorit të Manchester United aktualisht vlen vetëm 100,000 euro në firmë. Në një mënyrë të ngjashme, investimi i Shane Lynch prej 800,000 euro është ulur në vetëm 80,000 euro.
Ka pasur një zemërim të madh për këtë rrethanë, veçanërisht duke pasur parasysh që e fejuara e McTominay, Cameron Reading, ka jetuar një mënyrë jetese luksoze. /Telegrafi/