I “çmenduri” Haaland i vendos ultimatum Dortmundit

Ylli norvegjez i Borussia Dortmundit , Erling Haaland ka filluar të shfaqë pakënaqësitë e para me klubin.

Sulmuesi nuk është i kënaqur me situatën  që po kalon klubi, duke kërkuar ndryshim të menjëhershëm.

Sipas asaj që raporton AS, norvegjezi i ka bërë të ditur Dortmundin se nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, do të largohet.

Pas dështimit në të shtunën e javës ë kaluar, kur morën barazimin, lojtari ka dhënë sinjale te agjenti i tij që t’i gjejë një klub.

Dortmundi është aktualisht në vendin e pestë, e që kualifikimi në garën më të madhe për klube në Evropë po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Haaland ka shënuar 21 gola në këtë sezon dhe së bashku me Kylian Mbappen konsiderohen si sulmuesi më të mirë aktualisht në kontinentin e vjetër. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 09:20