Humbja ndaj Leeds United, Guardiola: Jemi treguar naivë

Pas 6 ndeshjesh, Manchester City pësoi humbjen e parë sot ndaj Leeds United në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolas pësoi disfatë me shifrat 1-2 ndaj Leeds. Pas ndeshjes për mediat foli Guardiola, që nënvizoi faktin se skuadra e tij tregohet naive kur del në sulm.

Të lidhura

None found

“Ne tregohemi naivë për të provuar kundërsulmin. Nuk e kishim lojën nën kontroll, duke mos krijuar mundësi të mjaftueshme për sulmuesit, është pjesë e lojës. Ata kanë pasur mundësi në 10 minutat e fundit dhe kanë qenë në gjendje t’i shfrytëzojnë ato dhe të shënojnë golin e fitores. Tani le të pushojmë pak sepse duhet të përgatitemi për ndeshjen me Borussia Dortmund në Champions. Për dy ditë duhet të vendosim si do luajmë”, tha Guardiola.


Shtuar më 10.04.2021 20:18