Humbi finalen, Guardiola: Do të punojmë që të rikthehemi dhe ta fitojmë Championsin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes ndaj Chelseat.

 

Chelsea ka mposhtur Manchester Cityn në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Goli i Havertz ishte vendimtar në min 42′ për ta përcaktuar fituesin e këtij dueli. Pas ndeshjes, Pep Guardiola u shpreh se skuadra e Man Cityt do të punojë dhe do të rikthehet për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sipas spanjollit, finalja është një arritje e madhe për klubin dhe për shumicën e futbollistëve, pasi për ta është hera e parë që marrin pjesë në një ndeshje të tillë.

“Për strukturën defansive nuk ishte e lehtë, ata shënuan dhe ne vuajtëm paksa nga topat e tyre të gjatë, ata patën disa raste pas golit, por unë dua të them që ishte një ndeshje e mrekullueshme për këtë klub”, tha ai.

“Është një ëndërr të jetë këtu, është hera e parë për shumicën e djemve këtu dhe ajo çfarë mund të them është se më vjen keq që nuk mundëm të fitoj dhe do të punojmë që të kthehemi dhe të fitojmë një ditë”, shtoi ai.

“Lojtarët dhanë gjithçka, fatkeqësisht nuk fituam por do të rikthehemi më të fortë. Ne ishim guximtarë dhe bëmë një paraqitje të mirë, unë i uroj lojtarët për ndeshje ne sotme dhe sezonin në përgjithësi”, tha Guardiola.

“Nuk kam asnjë dyshim për formacionin, djemtë bënë gjithçka, unë e di kundërshtarin, ata mundën Atleticon, Realin dhe ne i vumë në vështirësi në pjesën e dytë, në nuk mundëm të shënojmë gol në pjesën e dytë dhe urime Chelseat”, përfundoi Pep Guardiola./


Shtuar 30.05.2021 09:13