Eliminimi i sezonit të kaluar nga Lyon nuk është “përtypur”, Guardiola: Nuk e merituam

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se eliminimi edicionin e kaluar nga Lyon në Ligën e Kampionëve ishte i vështirë.

Ishte sezoni i tretë radhazi që City u eliminua në çerekfinale dhe Guardiola tha se eliminimi ndikoi emocionalisht.

Sidoqoftë, City ka mundësinë të kalojë tutje, nëse arrin ta mposh Borussia Dortmundin.

“Sigurisht ishte e vështirë. Mbeti në kokën time për javë të tjera. Ishte e dhimbshme, nuk mund ta mohoj”.

“Ishte ndeshja jonë e fundit e sezonit. Dëshiruam të kualifikohemi. E urojmë Lyonin. Nuk ia dolëm mirë. Nuk merituam të kalonim tutje”.

“Për kohë të shkurtër vuajtëm, 10 ditë. Pastaj u zgjuam dhe u përgatitem për edicionin tjetër. Ishte zhgënjyese, por jemi këtu sërish”, tha ai.

City do e pres Dortmundin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 6.04.2021 10:04