Finalja e katërt në Champions për Guardiolën, kush është i vetmi që qëndron para tij

Mbrëmja e sotme në Stamboll shënon finalen e katërt të Ligës së Kampionëve për Pep Guardiolën, pas dy të parave me Barcelonën në 2009 dhe 2011 dhe atë me Manchester Cityn në 2021.

Mes trajnerëve më shumë ka vetëm Carlo Ancelotti (5). Spanjolli mund ta fitojë këtë trofe për herë të tretë, duke barazuar Zinedin Zidane.

Jo vetëm kaq: Guardiola mund të bëhet trajneri i 5-të që fiton Champions League me dy skuadra, pas Ancelotti, José Mourinho, Josef Heynckes dhe Ottmar Hitzfeld.


Shtuar 10.06.2023 16:54