https://telegrafi.com/martial-falenderon-solskjaerin-qe-e-coi-ne-nivel-tjeter-pas-rinovimit/

Anthony Martial ka përshëndetuar ndikimin e Ole Gunnar Solskjaer, pasi norvegjezi e ndihmoi që ta rigjente formën dhe të rinovojë me klubin.

United konfirmoi të martën se francezi është pajtuar që të rinovojë kontratën duke e mbajtur në klub deri në vitin 2024.

Martial po kënaqet me një sezon shumë të fortë, duke shënuar tetë herë në 18 ndeshje pasi nuk pati shumë sezone të mira nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Edhe pse Martial ja fitoi zemrën Mourinhos, duket se Solskjaer ishte vendimtar që ai të rinovonte me klubin.


Shtuar 31.01.2019 22:07