Sot në ora 18:00 do të luhet ndeshja mes Holandës dhe Çekisë.
Për “Tulipanët” kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.
Holanda nuk ka arritur të fitoj që 16 vjet kundër Çekisë. Hera e fundit kur “Tulipanët” kishin fituar kundër çekëve ishte në vitin 2005.
Atë botë, Holanda fitonte me rezultat 0:2, ndeshje që ishte e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror.
Që nga ajo ndeshje, dy kombëtaret janë ndeshur edhe dy herë, ku Çekia ka arritur të fitoi.
Hera e fundit kur kanë luajtur kundër njëra-tjetrës ishte në vitin 2015, në kualifikime për Evropian.
Çekia e kishte mposhtur 2:3 Holandën, që kishte dështuar të siguronte një biletë për në Kampionatin Evropian të 2016-tës.