Hodhën bashkë hapat e parë të futbollit, Simon Simoni mesazh prekës për Klajvert Çunin: Dritë tpast’ shpirti

Lajmi për vdekjen e futbollistit të akademisë së Shënkollit, Klajvert Çuni tronditi jo vetëm klubin lezhian, por gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

21-vjeçari ra nga tarraca e biznesit të tij në fshatin Torovicë të Lezhës dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve në Spitalin e Traumës, nuk ia doli të mbijetonte plagëve të marra.

Mesazhet ngushëlluese janë të pafundme për familjen e të ndjerit dhe nuk mund të mungonte një nga ish-shoku i tij në akademi, Simon Simoni.

Portieri i Frankfurt dhe Kombëtares U21 është prodhim i kësaj akademie dhe të dy bashkë kanë hedhur hapat e para në sportin me të cilin ëndërronin të mbanin familjet e tyre.

I pari po ia del, por për të dytin, fatkeqësisht ëndrrat janë shuar.

“Qofsh mirë me Zotin, Klajvert. Dritë tpast shpirti. Do na mungosh kapiten”, shkruan Simoni.