Historike për tifozët zikaltër në Shqipëri, u aprovohet 100% shitja e biletave për në Anfield

Tifozët e Interit të cilët janë anëtarë tek Inter Club Albania, u janë aprovuar nga klubi zikaltër blerja e biletave nga të gjithë tifozët shqiptarë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur FC Inter Club Albania me një postim në Facebook.

Është hera e parë që një klub tifozësh shqiptarë miratohet nga një ekip i huaj për të blerë një sasi të konsiderueshme biletash.

Kujtojmë se Inter Club Albania është grupimi i parë I tifozëve i njohur zyrtarisht nga një klub, në këtë rast Interi./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.02.2022 13:59