Shumë shpejt, meteorologia zbulon ditën kur do të rikthehet dimri i ftohtë

Pjesa e dytë e kësaj jave do të sjellë një “mini pranverë” në vendin tonë. Parashikohet që ditën e enjte dhe të premte temperaturat të rriten ndjeshëm në të dya vlerat. Maksimumi do të shkojë edhe në 19 gradë celcius.

Por kjo situatë do të jetë e përkohshme, deri në fundjavë, pasi temperaturat me pas do t’i kthehen normalitetit për muajin në të cilin bëjmë pjesë, shkurtit, bën me dije meteorologia Drinalda Shaholli.

Ndërkohë për t’ju kthyer pjesës së parë të kësaj jave, situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme deri ditën e mërukrë. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme herë pas here, pro në sasi të vogla dhe jo të konsiderueshme./albeu.com/


Shtuar 14.02.2022 13:53